Çka duhet të ndodhë tani pas mbledhjes së dy qeverive, sipas Muratit Foto: Ilustrim/Koha

Çka duhet të ndodhë tani pas mbledhjes së dy qeverive, sipas Muratit

26 nëntor 2018 15:21

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, thotë se raporti i Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë duhet të shkojë nga partneriteti strategjik në integrim dhe nga integrimi në bashkim.

Murati thotë se mbledhjet e dy qeverive në këtë drejtim janë të rëndësishme, por jo të mjaftueshme.

Lexo edhe: Haradinaj e Rama zotohen për heqjen e taksave, roamingut dhe unifikimin e doganave

“Së paku, tani e tutje më nuk janë të mjaftueshme. Tani duhet të kalohet në krijimin e mekanizmave të përbashkët në mes të dy shteteve (diçka si një Komision, Këshill apo Agjenci Kombëtare me seli në Prizren ose Shkodër) me obligimin jo vetëm mbikëqyrjen e realizimit të marrëveshjeve, por edhe hartimin e të rejave, propozimet për politika e legjislacion të përbashkët. Ky mekanizëm do të duhej të kishte një buxhet përmes së cilës do të realizoheshin projekte të përbashkëta në infrastrukturë, ekonomi, diasporë, turizëm, ambient, siguri, sundim të ligjit, arsim, kulturë, sport etj. Gjithashtu do të duhej të kishte mandat që me projekte të aplikonin edhe shqiptarët nga Kosova Lindore, Mal të Zi e Maqedonia”, ka shkruar Murati në Facebook.

Emërimi i sotëm i Koordinatorit për mbikëqyrjen e marrëveshjeve të dy qeverive, Fatmir Limaj, Murati thotë të shpresojmë se është hapi i parë në këtë drejtim.

Lexo edhe: Limaj emërohet koordinator kombëtar i dy qeverive

“Krijimi i fillesave të administratës së përbashkët kombëtare është hap i rëndësishëm për tejkalimin e barrierave të interesave klanore që kanë mund të zënë vend në administratat e dy shteteve”, thotë në fund Murati.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme