Objekti i Bibliotekës Universitare i ndërtuar rreth 4 vjet më parë, po funksion në kushte të rënda. Sa herë ka të reshura, brenda objektit futet uji.
Në këtë video të siguruar nga Koha.net shihet se si rrjedhë uji në një nga zyrat e objektit.
Përveç zyrave, uji rrjedhë edhe nëpër korridoret e objektit.
Objekti i Bibliotekës Universitare ka qenë i planifikuar për Institutin e Historisë, ndërkaq, Qeveria në vitin 2008 kishte nxjerrë një vendim për ta bërë Bibliotekë Universitare.
Së fundi, 6 zyra të këtij objekti i janë dhënë në shfrytëzim një pjese të stafit të Institutit të Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë.
{gallery}
-
26 nëntor 2018 15:56
-
Shpërndaje në: