Nis me një drekë në Vërmicë mbledhja e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë Foto: Ilustrim

Nis me një drekë në Vërmicë mbledhja e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

25 November 2018 14:49

Delegacione të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë janë takuar shkurtimisht gjatë ditës së sotme. Koha.net merr vesh se takimi ka ndodhur në një restorant në Vërmicë, ku zyrtarë nga dy qeveritë kanë ngrënë drekë.

Ata kanë qenë nën përcjelljen e një numri të madh të veturave të Policisë së Kosovës.

Momentalisht, delegacionet e dy qeverive gjenden në Prizren, ku do të bëhet përurimi i shtatoreve të tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugët kryesore në Prizren, derisa ka kaluar edhe një eskortë me vetura të institucioneve të Kosovës.

Me këtë rast janë krijuar kolona të gjata, e dyshohet se krejt kjo për shkak të takimit mes zyrtarëve të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Mbledhja e dy qeverive do të mbahet nesër, më 26 nëntor në Pejë.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë njoftuar se në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, pritet të arrihet marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë telashe dhe barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shuma të larta në Shqipëri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme