Arbëri

Kufiri i Kosovës sipas Ibrahim Rugovës dhe Enver Malokut

Eksperti Florim Isufi dhe deputeti LDK-së Shpejtim Bulliqi në një postim të vetin në Facebook kanë theksuar se në vitin 1997 Rugova e Maloku kishin publikuar një hartë të Kosovës që dëshmonte se Kosova kishte 8200 hektarë tokë më shumë se sa që ka Marrëveshja e tashme për demarkacion, transmeton Koha.net.

Ky është postim i përbashkët i Isufit dhe i Bulliqit:

Kosova ka kaluar nëpër kohë shumë të vështira. Kohët më të vështira ishin pas suprimimit të autonomisë së KSA të Kosovës në vitin 1989. Edhe atëherë kishte struktura profesionale dhe politike që deklaronin se Kosova nuk humbë asgjë me ndërrime kushtetuese.

Në periudhën 1989/1999 përveç problemeve të shumta politike dhe të sigurisë kishte edhe aktivitete për identifikimin dhe përcaktimin e tërësisë territoriale të Kosovës. Për një aktivitet të tillë u interesua kryetari i asaj kohe Dr. Ibrahim Rugova përmes QIK-ut (Qendra për informim e Kosovës). QIK-u udhëhiqej nga Enver Maloku.

Këta të dy në vitin 1997 sponsorizuan dhe publikuan hartën e Kosovës me vijën kufitare të delimitimit të vitit 1945/46. Në këtë hartë brenda kufijve të Kosovës është edhe territori prej 8200 ha që sipas marrëveshjes së vitit 2015 do të kalojë nën kontrollin e Malit të Zi.

A do të thotë kjo, se kryetari i parë i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe udhëheqësi i QIK-ut Enver Maloku kishin gabuar kur kishin publikuar në atë kohë hartën e Kosovës me kufij tjerë nga këta të marrëveshjes së vitit 2015.