Arbëri

Deri në 6 orë reduktime, askush s’tregon se sa do të zgjasin problemet

Më shumë se 6 orë disa lagje të Prishtinës nuk kanë pasur energji elektrike. KEDS-i arsyetohet me faktin se nuk ka prodhim të mjaftueshëm nga KEK-u dhe shumë pjesë po i mbulojnë nga importi.

“Zinxhiri i kompanive elektrike është i lidhur me njëra tjetrën. KEK-u po prodhon vetëm 375 megavat derisa kërkesa për konsum është 900 megavat. Gjatë pikut 450 megavat në ditë po importohen. Vetëm dy njësi janë në prodhim dhe kjo sjellë vështirësi të mëdha”, ka thënë për KTV-në Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

Ndërsa drejtori i zyrës për informim në KEK, Skender Bucolli ka thënë se me kohë i njofton operatorët e shpërndarjes për kapacitetin e prodhuar andaj u mbetet atyre të sigurojnë sasinë tjetër nga importi.

Sidoqoftë asnjëri nuk është përgjigjur se sa do të zgjasë kjo situatë./KTV