Arbëri

Tahiri thotë se sa e ka udhëhequr dialogun s’ka lejuar që Serbia ta hapë temën e kufijve

Ish-kryenegocatiorja e dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, ka kërkuar që në këto rrethana të ndërpritet dialogu, pasi që sipas saj nuk është i favorshëm.

Në një intervistë për televizionin publik, ish-Ministrja për Dialog, tha se Kosova po dështon në diplomaci pasi që ka dualizëm në qëndrime dhe kjo po i kushton në aspektin ndërkombëtar.

Ajo ka deklaruar se në bisedimet e Brukselit, ka pasur tendenca për t’u biseduar për kufijtë, por ajo nuk ka pranuar që të hapet kjo temë.

“Ka pasur përpjekje nga Stefanoviq që të bisedohet për kufijtë por këtë nuk e kam lejuar”, ka deklaruar Tahiri.

Ajo e ka vlerësuar dialogun e udhëhequr nga jo, dhe tha se të gjitha marrëveshjet janë në bazë të ligjeve dhe kushtetutës