Arbëri

Kategoritë e dala nga lufta kërkojnë që neni 16 i Ligjit për skemat pensionale të mos zbatohet

Me protesta u ballafaqua Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, javën e kaluar.

E, përfaqësuesit e disa prej protestuesve, shoqata të dala nga lufta, thonë se në vazhdimësi janë duke marrë kërkesa që ato të përsëriten, raporton KTV.

Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, kërkon që për këto kategori të mos vlejë neni 16 i Ligjit për Skemat Pensionale.

Vendimin për ndalimin e njërit prej pensioneve, e sheh si të ngutshëm Fadil Shurdhaj.

sipas Safet Sylës, janë te një grup punues ndërinstitucional, për krijimin e të cilit u arrit pajtimi javën e kaluar.

Kohavisioni ka raportuar ditëve të fundit për raste kur pensionistëve u është dashur të zgjedhin mes njërit prej pensioneve, atij si kontribut-dhënës ose të familjarit të dëshmorit të luftës, e gjithashtu për standarde të dyfishta nga Ministria e Punës, në rastin e përfituesve nga më shumë se një skemë pensionale.

Nga shteti, aktualisht janë duke u financuar 22 skema sociale, e në vazhdimësi ka kërkesa për shtimin e skemave të reja.