KFOR-i mohon të ketë lëvizje të trupave të Kosovës për në veri Foto nga arkivi

KFOR-i mohon të ketë lëvizje të trupave të Kosovës për në veri

22 November 2018 16:17

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe zyrtarë të tjerë dhe media të Beogradit ngritën alarmin për gjoja nisjen e forcave dhe mjeteve të blinduara nga Kosova në drejtim të veriut, KFOR- i ka mohuar këto pohime.

KFOR-i ka konfirmuar se policia ndodhet në terren, por ka demantuar të ketë formacione të tjera, transmeton Koha.net.

Sipas Vuçiqit, KFOR-i ka ndalur forcat e Kosovës për në veri

“Tash për tash nuk ka arsye për shqetësim. Është e vërtetë se ka një numër i caktuar njësish të policisë në Mitrovicën e jugut, por në këtë moment nuk ka arsye për shqetësim, meqë KFOR-i është në kontakt me Policinë e Kosovës. Nuk është e vërtetë se janë vënë në lëvizje trupat e Kosovës. KFOR-i po e përcjell situatën” citojnë mediat serbe zëdhënësin e KFOR-it, Vincenzo Grasso.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë u tha përfaqësuesve serbë të Kosovës se “KFOR-i ka ndalur lëvizjen e trupave të Kosovës për në veri”, rikujton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme