BE kërkon nga Serbia e Kosova të lënë provokimet e t’i normalizojnë marrëdhëniet

BE kërkon nga Serbia e Kosova të lënë provokimet e t’i normalizojnë marrëdhëniet

22 November 2018 14:46

Bruksel, 22 nëntor – Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Maja Kocojançiç, u ka bërë sot thirrje liderëve të Serbisë e të Kosovës që menjëherë të lënë provokimet dhe të fokusohen në përfundimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve, pa parakushte, transmeton Koha.net njoftimet nga Brukseli.

Në një konferencë me gazetarët, Kocijançiç tha se Serbia e Kosova kanë mospajtime në marrëdhëniet midis tyre dhe se BE disa herësh ka theksuar se vendi për zgjidhje është dialogu, të cilin e ndërmjetëson BE-ja.

Shpresojmë se aksionet, masat, deklaratat nga Kosova dhe nga Serbia, që palët e ndërsjella i konsiderojnë fyese, nuk i kontribuojnë dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve dhe minojnë gjithë punën e bërë nga të dy palët gjatë viteve të shkuara, ndërsa ai përparim është i ndërlidhur me përparimin në integrimet europiane, tha Kocijançiç.

tha se nga CEFTA pritet të ndërmerren masa të domosdoshme, në mënyrë që marrëveshja të respektohet plotësisht.

Ka mospajtime të cilat i kuptojmë dhe të cilat janë trajtuar në mbledhjet e panumërta, në samitin e Triestes para një viti e gjysmë dhe i është dhënë mandati CEFTA-s që të raportojë për pengesat dhe presim së shpejti këtë raport. E dimë se ka probleme, por mënyra sesi ka reaguar Qeveria e Kosovës nuk është mënyra e duhur, është shprehur Kocijançiç, transmeton Koha.net.

Parime themelore të perspektivës europiane për rajonin janë pajtimi, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Kjo pritet të respektohet në çdo moment nga vendet e rajonit, ka thënë Kocijançiç.

Mesazhi që po ua dërgojmë Serbisë e Kosovës është i qartë dhe ne presim që të respektohen detyrimet dhe të shmangen provokimet, meqë këto nuk janë në interes të dy palëve, të rajonit dhe të Europës dhe që të dy palët të vazhdojnë punën për normalizimin e marrëdhënieve, është shprehur Maja Kocijançiç.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme