Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka vlerësuar shumë të rëndë situatën pas ngritjes 100 për qind për mallrat e Serbisë nga Kosova, transmeton Koha.net.
"Kjo është situata më e vështirë në 10 vjetët e fundit për ne, ndoshta edhe më e vështirë se ajo e vitit 2015 me Kroacinë”, citon b92 të ketë deklaruar Vuçiqi.
Në vitin 2015 , kryeministri i atëhershëm i Kroacisë Zoran Milanoviq ka mbyllur kalimet kufitare për trafikun transportues drejt Serbisë, për çfarë Serbia është përgjigjur me kundërmasa, përkujton kjo agjenci serbe.
"Kemi menduar të tërheqim nënshkrimin nga marrëveshja e vitit 2011, por nuk e kemi bërë. Ne nuk i kemi sjellë ata në situatë të vështirë, ata na kanë sjellë në situatë të vështirë”, ka thënë Vuçiq i cili i ka “lutur” shqiptarët me këto fjalë:
"Shqiptarë këndelluni, na duhet paqja. Ju lutëm tërhiqni vendimet”.
-
22 nëntor 2018 12:54
-
Shpërndaje në: