Arbëri

Veseli bënë homazhe te monumenti i ushtarit të panjohur në Bruksel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë sot homazhe tek monumenti i ushtarit të panjohur në Bruksel.

Kreu i Kuvendit të Kosovës u shoqërua në këto homazhe nga atasheu ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës që punon në Ambasadën e Kosovës në Belgjikë.

Për nder të pranisë së kryeparlamentarit Veseli në këto homazhe, garda e nderit e Mbretërisë Belgjikës intonoi himnin shtetëror të Kosovës dhe e njoftuan kryeparlamentari kosovar për historikun e monumentit të ushtarit të panjohur.

{gallery}