Arbëri

Unioni i Bizneseve shqiptaro-gjermane kërkon bojkot të produkteve serbe

Descriptive Text

Pas lobimit të ashpër të Serbisë për mos t’u pranuar Kosova në Interpol, Unioni i Bizneseve shqiptaro-gjermane ka kërkuar që të bojkotohen të gjitha produktet nga Serbia.

Komunikata e plotë e Unioni i Bizneseve shqiptaro-gjermane:

Të indinjuar thellë me lobimin e fundit nga Serbia për mos pranimin e Republikës së Kosovës në organizatën për siguri INTERPOL, kryesia e UNIONIT TË BIZNESEVE SHQIPTARO-GJERMANE, i fton të gjithë anëtarët e saj që deri më tani kanë investuar në KOSOVË por edhe tërë qytetarët e Republikës së Kosovës që ti bojkotojnë të gjitha prodhimet nga Serbia. Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për ngritjen e taksave prej 10% për prodhimet serbe, duhet të fuqizohet nga të gjithë ne me bojkot total të prodhimeve serbe, thuhet në komunikatën e lëshuar nga UB.