Sipas Vjosa Osmanit, dështimi në Interpol është pasojë e aventurës për kufijtë

Sipas Vjosa Osmanit, dështimi në Interpol është pasojë e aventurës për kufijtë

20 November 2018 13:26

Deputetja e Parlamentit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, mospranimin e Kosovës në Interpol e ka quajtur lajm tepër të keq, duke thënë se shkak për dështimin e anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare është aventura e rrezikshme e ndryshimit të kufijve.

Ajo derisa ka qëndruar sot për pak çaste afër urës së Ibrit në Mitrovicë, ka bërë të ditur se nuk duhet lejuar që politika e jashtme kosovare të jetë e çakorduar duke pasur në një anë një president, i cili lobon për dështimin e projektit të shtetit të pavarur dhe sovran duke kontestuar kufijtë e tij, dhe në anën tjetër njerëz tjerë të cilët kërkojnë vota për pro anëtarësim në Interpol, transmeton KsP.

“Është një lajm tepër i keq për shtetësinë e Kosovës, por megjithatë duhet të jetë moment i këndelljes për politikën kosovare, sepse nuk duhet të lejojmë që politika e jashtme të jetë e çakorduar dhe ta kemi në një anë një president, i cili lobon për dështimin e projektit të shtetit të pavarur dhe Sovran, duke kontestuar kufijtë e tij, dhe në anën tjetër të kemi njerëz tjerë të cilët kërkojnë vota për pro anëtarësim në organizatën ndërkombëtare. Nëse është diçka që e ka dështuar projektin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, është aventura e rrezikshme e ndryshimit të kufijve, e cila e ka vënë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës dhe ka shtyrë shumë shtete të abstenojnë, të mos marrin pjesë në votim apo të votojnë kundër, pasi po e presin përfundimin e procesit të dialogut”, ka thënë Osmani për KosovaPress.

Komentet

Vakti21/11/2018 13:08

Ashtë ma shumë se sa e vërtetë! Sepse kur negociohet për të një vendi Shtetësi, aty dalin menjihere shum paqartësi. Këtë lojë të Presidentit të papëgjegjshëm të Kosovës, Serbia e shfrytëzoi edhe në këtë rastë për (mos) antarësimin e Kosovës në INterpoll. Prandaj tani e tutje çmenduria e këtij far Presidenti do të shfrytëzohet nga Serbia në mënyrë edhe ma arrogante kundër antarsimit të Shtetit të Kosovës në Organizata-t Ndërkombëtare. Në fakt kjo tregon edhe një here nivel-in e shqiptarëve se sa janë të aftë me mbajtur Shtet. Eh sa kush ashtë ba me mbajtur shpi!...

Shto koment

Të ngjashme