Arbëri

Veseli: Prokurorët do të jenë heronj që do të vendosin drejtësi në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se shteti ligjor duhet të jetë mbi të gjithë.

Aii ka përçuar mesazhin për parandalimin e korrupsionit me veprime konkrete me Ligjin për konflikt interesi dhe parandalimin e korrupsionit.

“Prokurorët do të jenë heronj të cilët do të vendosin drejtësi në Kosovë. Qytetarët janë lodhur dhe duan rezultatet në luftën kundër korrupsionit, por duhet të na ndihmojnë. Nga e bënë gjithë atë pasuri, nga i bënë gjithë ato shpija, gjitha ato makina, nga i bënë gjitha to gra...Po, ju po qeshni por ky është një realitet”, ka thënë Veseli pas takimit me ministrin e Financave, Bedri Hamza, ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë, Shaip Havolli, raporton Koha Ditore.

“Ligji është më i fortë se të gjithë ne, ne nuk do të tolerojmë askënd të abuzojë me paranë publike”, ka thënë Veseli, duke shtuar se janë duke u krijuar mekanizmat përkatës për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë pengesë që mund ta ndalojë Kosovën në rrugëtimin e saj në BE dhe për liberalizim të vizave.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri theksoi se janë të angazhuar të krijojnë mekanizma përkatës për parandalimin e korrupsionit dhe krimit.

Ai tha se asnjëherë vullnet politik më të madh për luftën ndaj korrupsionit nuk ka pasur.

Kryeshefi i Agjencisë Kundër Korrupsion Shaip Havolli theksoi se janë të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.