Arbëri

CEFTA nesër në Prishtinë pa përfaqësuesit e Serbisë e të BeH

Takimi i së martës (20.11) në Prishtinë i grupeve të punës të marrëveshjes së tregtisë së lirë CEFTA duket se do të mbahet pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Bosnje-Hercegovina dhe Serbia. Ata kanë paralajmëruar bojkotim të aktiviteteve të Prishtinës, për sa kohë mbetet në fuqi taksa prej 10 për qind për produktet e këtyre dy vendeve.

Paralajmërimin e ka bërë zëvendësministri i Serbisë për Tregtinë, Rasim Lajiq, gjithashtu kjo i është përcjellë edhe Sekretariatit të CEFTA-s në Bruksel. Pala kosovare nuk ka dhënë ndonjë shenjë se masa do të hiqet, por ndërkohë kanë filluar përgatitjet për aktivitetet e fundvitit të lidhura me CEFTA-n. Kosova është udhëheqëse e CEFTA-s këtë vit, me këtë edhe nikoqire e Ministrive të Tregtisë te rajonit në Prishtinë. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës në javën e CEFTA-s, që do mbahet në dhjetor ka paralajmëruar "përmbylljen e suksesshme të kryesimit të Republikës së Kosovës përgjatë një viti me Marrëveshjen e CEFTA-s”.

Welle ka zhvilluar një bisedë me drejtorin e Sekretariatit të CEFTA Emir Xhikiq, i cili ka shpjeguar ecurinë e deritashme të zhvillimeve pas futjes së masës doganore nga Kosova dhe punën e CEFTA-s. Ai tregon se në Sekretariat nuk ka ardhur asnjë njoftim nga pala kosovare dhe ai nuk e ka parë vendimin dhe arsyetimin e tij.

Përderisa çështja e tarifës kosovare mbetet e pasqaruar dhe e kritikuar ashpër nga Bashkimi Evropian, në kuadër të CEFTA-s vazhdojnë përpjekjet për ta bërë këtë organizatë më funksionale.

Artikullin e plotë lexoni në Deutsche Welle