Kosova dhe Shqipëria do të firmosin marrëveshjen për heqjen e roamingut Foto: Koha / ilustrim

Kosova dhe Shqipëria do të firmosin marrëveshjen për heqjen e roamingut

19 November 2018 07:15

Operatorët e telekomunikacionit në Shqipëri e Kosovë nuk i rezistojnë presionit të BE-së për mosnënshkrimin e marrëveshjes për uljen, deri në heqjen e plotë, të tarifave të roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me nismën e BE-së, kjo rezistencë duket se është thyer dhe, së shpejti, qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të mundë të komunikojnë brenda të gjithë kësaj hapësire pa paguar tarifa roaming shtesë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Muajin e ardhshëm pritet të finalizohet marrëveshja për uljen, deri në heqjen e plotë, të tarifave të roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja do të prezantohet në Sesionin Plenar të Grupit të Autoriteteve Rregullatore Europiane (BEREC) që do të zhvillohet në muajin dhjetor.

Kryetari i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP) në Shqipëri, Ilir Zela zhvilloi këtë javë një takim me komisaren e Bashkimit Evropian për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, Mariya Gabriel, e cila ka vizituar zyrtarisht Shqipërinë./Bashkim Shala

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme