Parashikimi i motit për javën që vjen

Parashikimi i motit për javën që vjen

18 nëntor 2018 21:53

Pas temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit, situata meteorologjike ka ndryshuar dukshëm, duke bërë që java e ardhshme të vijojë me mot tipik vjeshtor, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik për pesë ditët e ardhshme.

Kësisoj, moti sipas IHMK-së do të jetë me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe kryesisht i vranët momentalisht në viset e larta kemi reshje bore derisa në vise të ulëta reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Deri ditën e enjte do të vazhdojë të mbajë mot i paqëndrueshëm, kurse nga e enjtja deri ditën e diele do të ketë ngritje në fushat termike. Këto qarkullime të masave të ajrit dhe këto reshje të shiut do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes, shpejtësia e së cilës vende-vende do të arrijë mbi 11m/s.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme