Arbëri

Serbisë nuk po i pëlqen që Kosova mbeti në agjendën e Asamblesë së INTERPOL-it

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi sot se fillimi i seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Dubai është shënuar me tensione nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate.

Ai tha se pavarësisht kundërshtimit nga një numër i madh i shteteve anëtare dhe Serbisë për të nxjerrë jashtë rendit të ditës Kosovën, u vendos të mbetet pikë kyçe.

“Edhe pse ne kemi paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se kjo çështje është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ky vendim tregon se rezoluta e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e vitit të kaluar në Pekin mbetet vetëm një ‘letër e vdekur’”, u shpreh Stefanoviq, përcjell KosovaPress.

Sipas tij, Serbia vazhdon të lobojë dhe të punojë me partnerët e saj për të vendosur mbi pranimin e mundshëm të Kosovë dhe të mos kalojë përmes votimit të së martës.

“Votimi i Kosovës në Interpol është një politizim i plotë i organizatës policore, e cila është e dëmshme jo vetëm për të drejtën ndërkombëtare, por edhe për operacionet e ardhshme policore”, tha Stefanoviq.

Ndryshe, anëtarësimi i Kosovës në Interpol pritet të votohet të martën.