Në Korçë, Elbasan e Gramsh borë deri 40 cm

Në Korçë, Elbasan e Gramsh borë deri 40 cm

18 nëntor 2018 13:01

Reshjet e para të borës kanë shkaktuar probleme në qarkun e Korçës dhe atë të Elbasanit.

Raportohet se në Dardhë trashësia ka arritur në 40 centimetra dhe kalimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Reshje ka edhe në Voskopojë dhe Kapshticë.

Probleme ka edhe në disa zona të thella të Elbasanit. Gjatë natës, trashësia e saj ka arritur në 30 centimetra në disa fshatra të Gramshit.

Aksi rrugor kombëtar Elbasan – Qafë Thanë nuk ka asnjë problem me qarkullimin.

Problematike janë disa rrugë të fshatrave të Librazhdit dhe Përrenjasit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme