Arbëri

Rifati: As para dhe as pas Luftës së Madhe çështja e Kosovës nuk gjeti zgjidhje

Lufta e Madhe që do t’u jepte fund të gjitha luftërave të tjera, as 100 vjet pas fundit të saj nuk del të ishte një përkufizim aq i saktë për shqiptarët.

Kjo ngase, pikërisht pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Kosova dhe trevat e tjera të banuara me shqiptarë, të cilat Konferenca e Londrës e vitit 1913 ua dhuroi Serbisë e Malit të Zi, u gjendën të ripushtuara nga ushtria serbe, shkruan sot “Koha Ditore”. Për t’i shuar të gjitha shpresat e tyre se përfundimi i luftës dhe marrëveshjet paqësore do t’i korrigjonin vendimet e padrejta.

“Kosova historike, veçanërisht shqiptarët, u gjendën përballë tri alternativave: emigrimit masiv në drejtim të Perandorisë Osmane, Shqipërisë e gjetiu; organizimit të kryengritjeve të armatosura për çlirim nga pushtimi serbo-malazias; pranimit të pushtimit serbo-malazias me të gjithë komponentët e tij, që nënkuptonte asimilim ose shfarosje të shqiptarëve”, thotë në një intervistë për “Kohën Ditore” Fitim Rifati, doktor i shkencave historike në institutin e historisë “Ali Hadri” në Prishtinë.

Ai, për më tepër, thekson se as para, as gjatë dhe as pas kësaj lufte çështja e Kosovës, përkatësisht e shqiptarëve, nuk mori zgjidhje./Nita Lleshi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E diela me Koha Ditore”)