Arbëri

Haradinaj i trishtuar nga aksidenti ku mbetën tre të vdekur, e u lëndua edhe ambasadorja turke

Kreu i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj, ka shprehur dhembjen e tij për aksidentin në Mramor të Prishtinës, nga i cili mbetën të vdekur tre persona dhe u lënduan katër të tjerë, në mesin të cilëve edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç.


Lexo edhe: Kiliç ka marrë lëndime të rënda në aksidentin e sotëm, mëson Koha Ditore


“I trishtuar me lajmin për humbjen e tri jetëve nga aksidenti i trafikut në Magjistralen Prishtinë - Gjilan. Ngjarjet si kjo janë momente dhimbjeje për të gjithë ne”, ka thënë Haradinaj.

“Shpreh keqardhjen për lëndimin e Ambasadorës së Turqisë, Kivilcim Kiliç. Ambasadorës dhe të lënduarve tjerë u dëshiroj shërim sa më të shpejt”, ka shtuar më tej.

Edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka ngushëlluar familjet që humbën familjarët e tyre në aksidentin e sotëm në rrugën Prishtinë - Gjilan.

“Çdo jetë e humbur është lajm i trishtuar për të gjithë. Jemi me familjet e të ndjerëve që humbën jetën në aksidentin e orëve të mbrëmjes në aksin rrugor Prishtinë - Gjilan dhe ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta të gjithëve.

Të lënduarve, duke përfshirë këtu edhe ambasadoren e shtetit të Turqisë, Kivilicim Kiliç, shërim sa me të shpejt e kthim pranë , të tyre”, thuhet në ngushëllim e ministrit Lekaj adresuar familjarëve të viktimave. ​