Arbëri

Deputeti Tahiri mbron ministrin Pacolli nga sulmet e opozitës

Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri i ka dalë në mbrojtje shefit të partisë së tij, ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, pasi Kuvendi sot u mblodh për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën e politikës së jashtme, bën të ditur KsP.

Tahiri ka bërë thirrje që të shikohen sukseset që Pacolli ka sjellë me njohjet.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të mbajë sot seancën plenare ku do të diskutohej lidhur me politikën e jashtme të Kosovës, të cilësuar nga opozita skandaloze. Seanca nuk u mbajt për shkak të mungesës së kabinetit qeveritar, por edhe deputetëve nga partitë në pushtet.

KosovaPress ju sjell të plotë reagimin e Tahirit:

Pse seancë e jashtëzakonshme kinse për deshtimin e Ministrise se Jashtme!

Çfarë seance është kjo? Pse nuk flisni për deshtimet e juaja qe 10 vite duke e lanë popullatën pa viza?!

Pse nuk ju kerkoni falje popullatës për deshtimin e liberalizimit, derisa dje ne fushata premtuat se do i realizojme për 6 muaj levizjen e lirë pa viza, ju ishtit në Qeveri!

Çfarë skandale kemi nēpër ministritë tjera dhe nuk mbani seancē te jashtzakonshme?

Pse bash tek Begjet Pacolli?!

A mos ndoshta keni bërë pazare për tu futur në Qeveri me Ramushin, e tani doni me i mshu "Begjetit"se është me i fortë me ministritë, dhe hajt t'ia marrim e të futemi në Qeveri? Ndoshta edhe mund të egzistojë skenari i ardhshëm, që mund të keni biseduar edhe me vet Thaqin, për tu futur në Qeveri, sepse ndoshta u'a ka borgj sidomos Ldk-së, që e keni votuar për President, e sot të ju fus në Qeveri?!

Vet Avdullah Hoti e tha; se mundesi ka që edhe dikush nga opozita të futet në Qeveri nëse vazhdon situata kēshtu!

Ku po shifni deshtimet e ministrise se jashtme e të Behgjet Pacollit!

Shikoni të dashur qytetarë se, sa lobimet e realizimet e Begjet Pacollit jane berë për t'i sjellur njoheje REPUBLIKËS së KOSOVËS, dhe dikush ka mundesi ti besojë më shumë Daqiqit se Pacollit!

Nuk e keni të lehtë për t'ia dalur kësaj loje!

Labinot Tahiri Deputet i AKR-së

FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISE.