Arbëri

Ambasadorja Çitaku takohet me Ivanka Trumpin

Ambasadorja e Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku është takuar me të bijën e presidentit Amerikan, Ivanka Trump.

Ambasadorja ka qenë e pranishme në një mbledhje me shumë ambasadorë të tjerë nga e mbarë bota në Washington DC, transmeton koha.net.

Ambasadorja në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar:

“Ishte nder për mua që të ndaj me Ivanka Trump e kolegët e mi ambasadorët e akredituar në Washington DC, punën fantastike që USAID e MCC janë duke e bërë për të fuqizuar gruan dhe duke shtyrë pjesëmarrjen e grave në ekonominë e Kosovës.”

{gallery}