Sot e ditëve në vijim në Kosovë, më ftohtë dhe kryesisht vranët

Sot e ditëve në vijim në Kosovë, më ftohtë dhe kryesisht vranët

16 nëntor 2018 08:33

Ditëve të ardhshme, sipas parashikimit të meteorologëve, edhe mbi Kosovë moti do të jetë gradualisht më i ftohtë, me ngrica në mëngjes, por pritet përmirësim i kualitetit të ajrit.

Rryma të ftohta ajrore që kanë filluar të zbresin mbi rajonin tonë nga Europa verilindore, ditëve të ardhshme do të vazhdojnë të sjellin masa më të ftohta ajrore dhe të shtrihen edhe përgjatë Europës qendrore.

Në këto kushte pritet të mbajë mot më i ftohtë, me vranësira, me mundësi edhe për riga lokale shiu gjatë ditës së premte.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, një vorbull ciklonike nga Afrika veriore, përgjatë Mesdheut, pritet të depërtojë në jug të rajonit, që ka mundësi të sjellë kushte për reshje të borës nga e diela në mbrëmje dhe në fillim të javës. Mirëpo, ky parashikim ende nuk ka besueshmëri të lartë, që të dihet më saktë intensiteti i të reshurave.

Për shkak të një dinamike të vrullshme të motit në ditët e ardhshme, pritet që të kemi qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikojë në uljen e indeksit të kualitetit të ajrit në vlera normale. Në orët e mbrëmjes mbetet si mundësi, nëse nuk ka erëra, vlerat të mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

16.11 - Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu, e në vise malore edhe për reshje të dobëta bore.

17.11 - Të shtunën mot i ftohtë, kryesisht me diell.

18.11 - Ditën e diel mot kryesisht i vranët, e në mëngjes me ngrica. Vonë gjatë natës priten mundësi edhe për reshje të borës.

19.11 - Mot i ftohtë, kryesisht i vranët, kohë pas kohe me mundësi edhe për reshje bore, e në vise të ulëta të përziera me shi.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga +1C në -2C deri -3C në fundjavë, e maksimalet nga 8C deri 10C, në 6C, e të hënën edhe deri në 3C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare nga verilindja 4-9m/s. Shtypja atmosferike mbetet lartë, me tendeca të zbritjes rreth vlerave normale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme