I ndahet Medalje Ushtarake komandantit të KFOR-it, Cuocit

I ndahet Medalje Ushtarake komandantit të KFOR-it, Cuocit

15 nëntor 2018 11:30

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Thaçi ka thënë se gjeneralmajori Salvatore Cuoci, i cili po e përfundon mandatin e tij në vendin tonë, e ka udhëhequr KFOR-in me profesionalizëm të një ushtaraku superior.

“Jeni kujdesur jo vetëm për trupat e KFOR-it, por keni qenë i vëmendshëm edhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. E vlerësojmë lart bashkëpunimin me të gjitha institucionet e Kosovës në garantimin e sigurisë”, ka thënë Thaçi.

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, ka thënë se përkushtimi për paqen në Kosovë do të vazhdojë.

“Do ta ruajmë përkushtimin për paqen në Kosovë“, u shpreh Gjenerali Cuoci.

Presidenti Thaçi, po ashtu, gjeneralmajorin Salvatore Cuoci e ka falënderuar edhe për bashkëpunimin e afërt me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në këtë fazë të rëndësishme kur po bëhet gati që të transformohet në ushtri të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme