Arbëri

RTSH me emisione për mësimin e gjuhës shqipe, dedikuar për diasporën

Tiranë, 14 nëntor - Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot projekt/vendimin e propozuar nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko për Prodhimin, transmetimin dhe financimin e emisioneve të posaçme televizive, arsimore dhe kulturore të dedikuara për Diasporën.

Pjesë e programit të Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH) do të jenë emisione të posaçme televizive, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për kulturën shqiptare, të dedikuara për diasporën.

Si, emisione të veçanta për mësimin e gjuhës shqipe, dhe emisione të posaçëm televizive për kulturën shqiptare. Gjithashtu edhe krijimin një programi televiziv për mësimin e gjuhës shqipe që do t’u kushtohet interesave të arsimimit për komunitetet shqiptare jashtë vendit, sipas kurrikulës së përbashkët të realizuar për këtë qëllim, në bazë të marrëveshjes me qeverinë e Republikës së Kosovës.

Prodhimi, transmetimi dhe financimi i tyre do të realizohet nëpërmjet buxhetit të shtetit.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Kulturës brenda fushës së tyre të përgjegjësisë, në bashkëpunim me Radiotelevizionin Shqiptar, do të realizojnë emisionet e posaçme dhe transmetimin e tyre, duke filluar nga viti i ri mësimor 2019-2020.