Dështon mbledhja e komisionit për “Trepçën”, mungoi ministri Lluka

Dështon mbledhja e komisionit për “Trepçën”, mungoi ministri Lluka

14 November 2018 13:47

Raportimi i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Bordit të “Trepçës”, lidhur me funksionalizimin e kësaj ndërmarrjeje, në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ka dështuar për mungesë të kuorumit.

Deputetët pjesëmarrës ishin vetëm kryetarja e Komisionit Sala Berisha-Shala, Liburn Aliu, Hykmete Bajrami dhe Memli Krasniqi. Ndërsa, ka munguar edhe ministri Lluka, derisa prezent ishte kryetari i bordit të Trepçës Ardian Syla, raporton KP.

Sala Berisha-Shala ka thënë se mungesa e ministrit Lluka është papërgjegjësi, pasi ka tema me rëndësi për Trepçën. Sot Lluka qëndroi në Gjilan ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri.

“Nuk e justifikon as një angazhim tjetër. Ministri Lluka na ka thënë se është në Gjilan në punë zyrtare”, ka thënë ajo.

Komentet

ali pashe tepelena16/11/2018 13:38

pune katunari . aponge ne vend se te miret me mirqenjen pasurin e kosoves ai shkon ne gnjillan me siguri ne qebaba me "krytarin" dmth. pogllavicen e gjilanit. lumi i kosoves e udheheq ket shoqeri, nuk e meritojm me mire.

Shto koment

Të ngjashme