Arbëri

Teshavesha, pjesë e Javës së Ndërmarrësisë Sociale në Kosovë

Prishtinë, 14 nëntor - Teshavesha ishte pjesë e Konferencës për Ndërmarrësinë Sociale, si një storje suksesi. E pranishme ishte Mrika Aliu e cila prezantoi Teshaveshën si ndërrmarje sociale, e cila ka për mision riciklimin e tekstilit për të ngritur fonde të cilat ndihmojnë të ulin shkallën e vdekshmërisë së foshnjave në vend si dhe për të përmirësuar shërbimet shëndetësore, të ofruara për nënat dhe fëmijët.

“Teshavesha riciklon rreth 2,100 kg tekstili në muaj, dhe rreth 25,200 kg tekstili në vit, duke kontribuar kështu në ruajtjen e mjedisit. Me anë të fondeve të mbledhura nga Teshavesha jetët e rreth 1000 foshnjave në Kosovë janë shpëtuar si rezultat i përdorimit të medikamentit Survanta, dhe rreth 3000 gra kanë përfituar duke qenë pjesë të ligjëratave falas në qendrat informuese për shëndetin e gruas, ‘Klasat për Nëna’, shprehet Mrika Aliu, drejtoreshë ekzekutive e Aksionit për Nëna dhe Fëmije.

Mirëpo, Teshavesha shpalosi njëherit edhe planin e saj ambicioz, që të mos mbetet vetëm në kuadër të ofrimit të shërbimeve, por të zgjerohet edhe në industrinë e prodhimtarisë duke lajmëruar lansimin e linjës së rrobave të grave shtatzëna, bashkëpunim ky i ngushtë me një kreatore shqiptare të modës nga Nju Jorku . Lansimi i kësaj linje do të bëhet i ditur në javët në vijim, mirëpo, për të gjithë të interesuarit, një pjesë e linjës do të prezantohet edhe në Panairin e parë të Ndërmarrësisë Sociale.

Konfernca për Ndërmarrësinë Sociale në Kosovë u organizuar nga LENS në kuadër të Javës së Ndërmarrësisë Sociale në Kosovë, e cila është gjithashtu pjesë e Global Entrepreneurship Week Kosovo, dhe si pjesë e programit për mbështetje direkte dhe strategjike të ndërmarrjeve sociale në Kosovë, përkrahur nga Enhancing Youth Employment- EYE Project.

{gallery}