Arbëri

“Lonely Planet” zgjedh Shqipërinë ndër 10 vendet më të mira në botë për pushime më 2019

Mediumi i njohur që ofron këshilla për vizita, “Lonely Planet” ka përzgjedhur Shqipërinë ndër 10 vendet më të mira të botës për pushime të paharruara.

Ndër dhjetë vendet më të mira për pushime vitin e ardhshëm, Shqipëria është dalluar me plazhet e mrekullueshme, historinë unike dhe pa tollovi.

Është lavdëruar edhe laramania e ushqimeve.

Shtohet se “Shqipëria mbetet destinacioni ku mund të ecësh në mes të peizazhit të bukur malor, të qëndrosh në fshatra të vegjël e të pakohë dhe të eksplorosh kryeqytetin plot jetë, për shumë më pak se në çdo vend tjetër të Evropës”.