Thaçi s’e lë Haradinajn ta bëjë Meriton Shoshin zëvendësdrejtor të AKI-së Foto: Koha / ilustrim

Thaçi s’e lë Haradinajn ta bëjë Meriton Shoshin zëvendësdrejtor të AKI-së

14 nëntor 2018 07:45

Kryeministri Ramush Haradinaj ia ka mësyrë që ta bëjë zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) Meriton Shoshin, vëlla i Faton Shoshit, njeriut që në fund të 2013-s e pati denoncuar AKI-në për tentim kidnapimi. Presidenti Hashim Thaçi është duke e mbajtur peng këtë emërim.

AKI-ja është pa zëvendësdrejtor prej 3 gushtit, kohë kur nga kjo pozitë ishte shkarkuar Latif Merovci. Vendimin për shkarkim, sikur edhe atë për emërim, duhet ta marrin presidenti dhe kryeministri, bashkërisht. Por ndonëse Ligji për AKI-në kërkon që kjo pozitë nuk mund të mbetet vakante më shumë se 20 ditë, këto dy autoritete të larta shtetërore ende nuk kanë gjetur kandidatin që do ta pasojë Merovcin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Haradinaj prej kohësh e ka përgatitur vendimin për emërimin e Meriton Shoshit, i cili aktualisht punon në Njësinë e Inteligjencës Financiare, e cila funksionon në kuadër të Qeverisë. Kryeministri, madje, e ka vënë edhe firmën në të.

“Z. Meriton Shoshi emërohet zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; Z. Meriton Shoshi emërohet për një mandat pesë (5) vjeçar, i cili mund të përtërihet”, thuhet në dy pikat e para të vendimit të firmosur nga kreu i Qeverisë. “Ky vendim hyn në fuqi me datën e nënshkrimit”, vijohet në pikën e katërt./Besnik Krasniqi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme