MPB: OSBE-ja do të vazhdojë ta përkrah Kosovë

MPB: OSBE-ja do të vazhdojë ta përkrah Kosovë

12 November 2018 14:13

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur në takim njoftues ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin që kanë Ministria e Punëve të Brendshme dhe misioni i OSBE-së në Kosovë.

Siç njofton komunikata për media, Mustafa theksoi se mision kryesor i MPB-së është siguria, për çka qeveria e Kosovës ka një angazhim të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

“Me këtë rast ministri Mustafa falënderoi shefin e OSBE-së për përkrahjen e dhënë në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë, si dhe në shumë projekte të përbashkëta mes dy institucioneve”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa theksohet se Braathu i konfirmoit Mustafës se përkrahja e OSBE-së do të vazhdojë edhe më tutje, duke theksuar se zhvillimi i sektorit të sigurisë publike ka një rëndësi të madhe kudo nëpër botë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme