Gjuriqi pret nga Gjermania të ngrejë zërin kundër vendimit të Kosovës për taksën ndaj mallrave serbe Foto: Tanjug

Gjuriqi pret nga Gjermania të ngrejë zërin kundër vendimit të Kosovës për taksën ndaj mallrave serbe

11 November 2018 10:39

Pres që bisedimet mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kancelares gjermane, Angela Merkel në Paris do të jenë të rëndësishme për ne, pavarësisht dallimeve ndaj çështjes së Kosovës.

Kështu ka deklaruar shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i cili shtoi se pret po ashtu që nga ky takim do të ketë tone që nuk do të përkrahin Kosovën në raport me tatimin ndaj mallrave serbe.

“Pres që nga pala gjermane do të vijnë tone që nuk përkrahin mënyrën se si Prishtina solli një vendim të njëanshëm për të rritur tatimin për të gjitha prodhimet që vijnë nga Serbia. Pres bisedë serioze dhe të rëndësishme për të ardhmen”, ka thënë Gjuriqi për televizionin publik serb.

Sipas fjalëve të tij, është e rëndësishme që të kuptohet se kjo që ka bërë Kosova shkel të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që vlejnë në rajon, që përbëjnë lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe kapitalit.

I pyetur se sa ditë mund të zgjasë kjo masë ekonomike, Gjuriqi ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris ka thënë se vendimi nuk është i mirë, porse nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, e thotë krejtësisht të kundërtën.

“Ai (Hoxhaj) ka thënë po ashtu se edhe në presidenti Vuçiq mendon se Kosova e Metohia mund të pranojë diçka më pak se pavarësia, nuk ka asgjë nga dialogu. Kjo tregon se sa të rrezikshëm janë ata njerëz dhe sa të rrezikshme janë qëllimet e tyre. Ata jetojnë në një realitet paralel i cili padyshim se nuk është siç e paraqesin ata, sepse Prishtina, pa pajtimin e Serbisë, as për 10 vjet nuk do të hynte në organizata ndërkombëtare, dhe do të mbetej e panjohur nga një shumicë shtetesh”, thotë Gjuriqi, transmeton Koha.net.

Duke folur për stërvitjen e djeshme ushtarake të Serbisë, të titulluar “Shekulli i fitimtarit”, Gjuriqi ka thënë se kjo tregon se askush nuk guxon të rrezikojë paqen.

“Serbia me xhelozi quan paqen dhe të ardhmen dhe kjo është porosia që ne, në këtë rajon, dëshirojmë të ardhme të qetë të cilën askush nuk do të mund ta përkeqësojë sepse as që do iu bie ndër mend. Këtë më herët s’kemi mundur ta bëjmë”, theksoi Gjuriqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme