Arbëri

Përkujtohet dëshmori Abedin Bujupi në 20-vjetorin e rënies

Sot është shënuar 20 vjetroi i rënies së dëshmorit, Abedin Bujupi.

Për të nderuar veprimtarinë e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Bujipi, kurora lulesh tek varri i tij në Kleçkë ka vendosur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkëluftëtarët e Abedinit, familjarë, nxënësit dhe mësimdhënës e Shkollës së Arllatit e cila e mbanë emrin e dëshmorit dhe qytetarë të shumtë.

Nderime janë bërë edhe tek lapidari i dëshmorit në fshatin Negroc.

Abedin Bujupi ka rënë 20 vite më parë në fshatin Negorc të Drenasit, derisa i vetëm luftonte përball makinerisë së blinduar të armikut.

Bujupi është ushtari emblematik i UÇK-së, i cili nuk iu dorëzua persë gjalli qindra ushtarëve të armikut, të cilët me mjetet të blinduar e kishin rrethuar, ndërsa luftoi i vetëm derisa kishte municion, raporton ksp.

Emrin e Abedinit, veç shkollës së fshatit të lindjes së tij në Arllat, e mban edhe djali i tij, Abedini i ri, i cili ka lindur disa muaj pasi ka rënë në altarin e lirisë luftëtari i lirisë.

Pas rënies së Familjes Jashari dhe komandantit Legjendar të UÇK-së, Abedini erdhi nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së. Abedini kreu shumë misione të rëndësishme ushtarake, që i ishin caktuar nga komanda e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.