Shqipëria shpall “persona non grata” eurodeputeten qipriote, kjo e quan “titull nderi” Foto: balkaneu

Shqipëria shpall “persona non grata” eurodeputeten qipriote, kjo e quan “titull nderi”

10 nëntor 2018 21:26

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall sot person i padëshirueshëm në shtetin shqiptar, pas një vendimi të bërë publik nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Arsyeja e këtij vendimi lidhej me shfaqjet e përsëritura ekstremiste të eurodeputetes dhe prononcimet e saj që nxisin urrejtje dhe cenim të rendit kushtetues të Shqipërisë, raporton Tch.

Pak orë më vonë, në një intervistë për “Hellas journal”, eurodeputetja reagoi edhe për këtë vendim të shtetit shqiptar, ndërsa njoftoi se do të flasë për Kacifën edhe para Parlamentit Evropian të hënën.

“Të shpallem person non-grata në Shqipëri, është një titull nderi, pasi vihem në shënjestrën e regjimit diktatorial e të korruptuar të Edi Ramës. Ky vendim nuk mund të zbehë rezistencën time, apo pasionin tim për ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e Vorio Epirit”, deklaroi Theocharous.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme