Mangin: Dialogu është çështje e dy vendeve, jo vetëm e presidentëve

Mangin: Dialogu është çështje e dy vendeve, jo vetëm e presidentëve

10 November 2018 08:00

Franca e përkrah dialogun e Brukselit, por nuk ka një qëndrim se cili duhet të jetë rezultati i tij. Megjithatë, marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e mbështetur në vlerat evropiane të multietnicitetit dhe multikulturalizmit, si dhe të jetë në përkrahje të stabilitetit rajonal, jo në dëm të tij.

Kështu thotë drejtoresha për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Jashtme të Francës, Florence Mangin, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë këtë javë.

Në intervistë Mangin foli edhe për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, si dhe për problemet me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke thënë se vendimi për heqjen e vizave për kosovarët mund të merret vetëm pasi të përmbushen edhe disa elemente nga kushtet e vendosura në fushën e sundimit të ligjit, e të cilat Kosova nuk i ka plotësuar tërësisht. /Agron Bajrami 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme