Moti nesër në Kosovë

Moti nesër në Kosovë

09 nëntor 2018 21:16

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se do të mbajë mot kryesisht me diell.

Nëpër ultësira do të ketë mjegull si pasojë e rënies së theksuar të temperaturave minimale gjatë natës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1-0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme