Oda Ekonomike ndryshon qëndrimin për vendimet e Qeverisë për taksa

09 nëntor 2018 19:22

E thirrur për të mbrojtur prodhuesit vendorë dhe ngritjen e eksportit jashtë vendit të prodhimeve vendore, Oda Ekonomike e Kosovës jo gjithherë u ka dalë në mbrojtje prodhimeve vendore.

Muaj më parë, kur Qeveria e Kosovës kishte vendosur taksën ndaj disa produkteve bujqësore, OEK atë kohë kishte kundërshtuar vendimin e Qeverisë, duke i dalë në krah importit të prodhimeve nga vendet e rajonit, raporton KTV.

Vendimin e Qeverisë për vënien e masës mbrojtëse për pemë dhe perime, Oda Ekonomike e Kosovës e kishte cilësuar si ç’rregullim të tregut vendor.

Oda Ekonomike e Kosovës kishte bërë thirrje që të ketë politikëbërje të matur në raport me efektet e politikave nacionale mbi bizneset vendore dhe konkurueshmërisë së tyre në raport me rajonin.

Por, këto ditë kjo odë po kërkon mbrojtje të prodhuesve vendorë. 

Kreu i OEK-ut po konsideron se është koha për eksportin e prodhimeve vendore. 

Por, Rukiqi, nuk ka dashur të komentojë këtë ndryshim të qëndrimit.

Ekspertët e ekonomisë thonë se Oda Ekonomike e Kosovës duhet gjithmonë të jetë në krah të prodhuesve e jo importit.

Vendimi i Qeverisë më së shumti ka gjetur përkrahjen e bujqve.

Taksat për mallrat e huaja në interes të prodhimit vendor po i mbështesin edhe qytetarët.

Qeveritë në Kosovë disa herë janë përpjekur të marrin vendime në favor të prodhuesve vendor, por për arsye të ndryshme kanë hequr dorë. Gjithsesi importi ka triumfuar duke mbuluar gjithë tregun tonë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme