FSK-ja e KFOR-i shkatërrojnë disa mbetje shpërthyese

FSK-ja e KFOR-i shkatërrojnë disa mbetje shpërthyese

09 nëntor 2018 16:39

Ekipet e KFOR-it në bashkëpunim të ngushtë me pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kryen një aktivitet të kombinuar të shkatërrimit të mbetjeve shpërthyese.

Sipas KFOR-it, operacioni u zhvillua nga 7 nëntor deri më sot në Gerbesh dhe u nda në dy faza përgjatë dy ditëve, transmeton KP.

“KFOR dhe FSK po punojnë së bashku me profesionalizmin me qëllim që të mbajnë një mjedis më të sigurt për të gjithë shtetasit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme