Rikthehet treni në Tiranë, por do të jetë hibrid Foto: Ilustrim

Rikthehet treni në Tiranë, por do të jetë hibrid

09 nëntor 2018 16:31

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë lajmin se në Tiranë do të rivendoset linja e trenit, pikërisht në ish-stacionin e vjetër.

“Lajmi i mirë që na erdhi nga Edi dhe Damiani është se do t’i rikthehemi trenit të Tiranës, aty ku ka qenë stacioni i trenit. Risia është se do të kemi një tren elektrik në Tiranë. Kemi zgjedhur një tren hibrid, i cili do të punojë me karburant pasi lë Tiranën, por sa hyn në Tiranë, do të punojë me energji elektrike”, ka thënë Veliaj.

Gjatë prezantimit të investimeve dhe projekteve transformuese në njësinë 9, Veliaj tha se do Bulevardi "Zogu I" do të transformohet në një zonë kushtuar turizmit.

“Një tjetër lajm fantastik për njësinë është projekti për transformimin e Bulevardit “Zogu I”, në një zonë të dedikuar për turistët. Ambicia jonë është që Bulevardi “Zogu I”, nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Sheshi “Skënderbej” të transformohet në një rrugë shopingu, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri; për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ‘piaceta’. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar shumë nga Bulevardi i Ri”, ka thënë ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme