Meta priti ministrin e FSK-së, mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës

Meta priti ministrin e FSK-së, mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës

09 nëntor 2018 15:51

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot ministrin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rustem Berisha. Gjatë takimit, Meta shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet legjitime të institucioneve të Kosovës për transformimin e FSK në Forca të Armatosura.

Ministri Berisha siguroi presidentin Meta se me ndryshimet ligjore të fundit për Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës nuk realizohet thjesht dhe vetëm ndryshimi i emërtimit por garantohet ndërtimi i një Force multietnike, profesioniste, të mirëpajisur dhe me kapacitete, e aftë për të marrë përgjegjësitë e Kushtetutës së Kosovës, për sovranitetin dhe sigurinë e vendit.

Ndërsa në fjalën e tij, presidenti Meta shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet legjitime të institucioneve të Kosovës për transformimin e FSK në Forca të Armatosura.

Inkurajoj institucionet dhe aktorët kryesorë të Kosovës për vijimin e dialogut, konsultimeve dhe bashkëpunimit me SHBA, BE, NATO-n dhe vendet e rajonit. Shpreh besimin se Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, përveç garantimit të sovranitetit të vendit do të kontribuojnë edhe për paqen e stabilitetin e rajonit.

Në fund të takimit Presidenti Meta, vlerësoi përpjekjet e Ministrive të Mbrojtjes të dy vendeve për të përmirësuar e forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, duke realizuar projekte te përbashkëta në emergjencat civile, arsimimin, stërvitjen dhe sigurinë kibernetike.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme