Sipas kryetarit të PSD-së, Kosova duhet të mandatojë ekip gjithëpërfshirës për dialogun

Sipas kryetarit të PSD-së, Kosova duhet të mandatojë ekip gjithëpërfshirës për dialogun

09 nëntor 2018 15:30

Kryetari i PSD-së, njëherësh edhe i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar takimin e fundit të presidentit Thaçi me presidentit serb, Vuçiq, i cili, u mbajt mbrëmë në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve në Bruksel dhe që, siç u tha, përfundoi pa ndonjë rezultat.

Siç thotë ai përmes një postimi në Facebook, që e transmeton RTK, Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet që të arrijë marrëveshje për rrugën përpara, për të cilën ai thotë se Kosova duhet ta mandatojë ekipin gjithëpërfshirës shtetëror.

Më poshtë postimi i plotë i Ahmetit:

Takimi i tretë në mes të Thaçit dhe Vuqiqit është takimi i tretë pa mandat dhe pa platformë. Pra edhe ky takim ishte pa legjitimitet ligjor e politik. Për më shumë është takimi i tretë publik i Thaçit pa transparence e raportim.

Kuvendi i Kosovës duhet që urgjentisht të arrijë marrëveshje për rrugën përpara. Kosova duhet ta draftojë platformën dhe ta mandatojë ekipin gjithëpërfshirës shtetëror në këtë proces tepër sfidues e të rëndësishëm për Kosovën.

Në kohën kur Serbia po bëhet gjithnjë e më agresive, e Thaçi gjithnjë më jolegjitim e jotransparent, duhet urgjentisht ta vendosim procesin në binarë demokratik e institucional.

Takim të katërt të tillë nuk duhet të ketë!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme