Arbëri

Ministrit të MASHT-it i kërkohet të distancohet nga gjuha fyese e vartësit të tij ndaj gazetares së “Kohës Ditore”

Insituti EdGuard, që merret me arsimin në Kosovë, përmes një komunikate ka shprehur shqetësimin dhe e ka quajtur të papranueshme gjuhën fyese të zyrtarit të Ministrisë së Arsimit ndaj gazetares së “Kohës Ditore”, znj. Edona Kutleshi, që ndodhi ditë më parë. Po ashtu i ka kërkuar ministrit Shyqyri Bytyçi që të distancohet nga gjuha e tillë fyese e vartësit të tij.

Në komunikatën e këtij institucioni thuhet:

Insituti EdGuard e cilëson si shumë shqetësuese dhe të papranueshme gjuhën fyese të shefit të kabinetit të ministrit Bytyqi kundrejt gazetares së Kohës Ditore, Znj. Kutleshi. Mungesa e gjuhës së argumenteve, nuk guxon të kthen në fyerje dhe kërcënim për të tjerët.

Nëse qëllimi i vërtetët i MASHT është të reformuarit e sistemit, atëherë institucioni duhet të sigurojë transparencë dhe gatishmëri për debat. Ndryshimet në arsim nuk janë në pronësi të individëve, por të të gjitha palëve të interesit, përfshirë, dhe shumë rëndësishëm, median.

Kërkojmë nga ministri Bytyqi që të distancohet nga një gjuhë e tillë fyese, dhe të sigurojë një komunikim të mirëfilltë dhe transparencë të plotë për zhvillimet në Ministri.

Koha Ditore ka raportuar më 6 nëntor se këshilltari politik, njëherësh shef i kabinetit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Baton Dushi, ushtron edhe aktivitet afarist në këtë institucion, rikujton Koha.net.

Linku: Ministri i Arsimit përkrah fyerjet nga zyrtari i tij ndaj gazetares së Kohës Ditore