Arbëri

Sektorit privat i mëtohet të mbështesë më shumë rininë

Descriptive Text

Prishtinë, 9 nëntor - Rrjeti CSR Kosova (Kosovo CSR Network) së bashku me Zyrën e UNICEF në Kosovë, kanë organizuar punëtorinë për Zhvillimin e kapaciteteve të sektorit privat për përgjegjësi shoqërore.

Në të, sipas komunikatës për media, janë paraqitur prezantime dhe diskutime mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG – Sustainable Development Goals) të Agjendës 2030 të OKB, dhe lidhja me CSR – Përgjegjësinë Shoqërore të Ndërmarrjeve, Start-ups dhe nevoja për mbështetjen e rinisë nga bizneset, si dhe përhapja e vullnetarizmit në Kosovë.

Kjo aktivitet u zhvillua në kuadër të nismës së bashkëpunimit të dy organizatave që të përdoret fuqia e sektorit privat në të mire të rinisë. Gjatë organizimit, fillimisht pjesëmarrësve iu adresuan shefi i Zyrës së UNICEF-it për Kosovën, z. Murat Sahin, drejtorja e Rrjetit CSR Kosova, znj. Linda Tahiri Rukiqi, dhe zv. shefi i Zyrës së UNICEF për Kosovën, z. James Mugaju, të cilët ftuan bizneset që veprojnë në Kosove të kontribuojnë në aktivitete të përgjegjshme ndaj shoqërisë dhe fuqizimit të rinisë, që së bashku të punohet për të rritur stabilitetin dhe prosperitetin në vend.

Gjatë punëtorisë u trajtua hollësisht vështrimi mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG – Sustainable Development Goals) të Agjendës 2030 të OKB nga niveli qendror dhe si mund të kontribuojë sektori privat në të; ekosistemi i StartUP në Kosovë, zhvillimi i tij dhe ndikimi i bizneseve në një zhvillim të qëndrueshëm; si dhe roli i sektorit privat në vullnetarizëm dhe investimi në te ardhmen e tregut të punës në Kosovë. Këto tema u trajtuan nga profesionistë të fushave përkatëse nga ekipi i UNICEF-it, dhe anëtarësia e Kosovo CSR Network, përfshirë Lekë Musën nga Baker Tilly, Albena Pllana nga CocaCola HBC, Vigan Sylejmani nga Sharrcem. Organizatorët mirëpriten interesimin e bizneseve për punëtorinë për zhvillimin e kapaciteteve të sektorit privat për përgjegjësi shoqërore, dhe presim që ngjarje të tilla do të shtyjnë më shumë kompani që operojnë në Kosovë të investojnë në përkrahje të rinisë.