Arbëri

Vranësira e mundësi për shira të izoluara në Shqipëri

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë gjatë gjithë ditës në territorin shqiptar, përjashtuar orët e mesditës.

Në ekstremet veri- verilindje, do të ketë zhvillim të vranësirave lokale dhe mundësi për shira të izoluar.

Pasditja dhe orët vijuese vijojnë kryesisht në kushtet e motit të kthjellët me vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rritje me 2-3 °C të vlerave termike, duke u luhatur nga 7-24 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veri-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.