Kosova s’i ka vënë afat kohor taksës ndaj mallrave të Serbisë e Bosnjës

Kosova s’i ka vënë afat kohor taksës ndaj mallrave të Serbisë e Bosnjës

08 nëntor 2018 17:05

Vendosja e taksës doganore prej 10 për qind për mallrat që importohen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nuk ka një afat të caktuar se sa do të zgjasë. Ndërkaq, arsyet e vendosjes së kësaj mase, sipas Qeverisë së Kosovës, janë ekonomike dhe politike.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo masë ka qenë e domosdoshme për ekonominë e vendit, pasi shteti i Serbisë, sipas tij, në vazhdimësi shkel marrëveshjet rajonale.

Ai thotë se shumica e artikujve të importuar nga Serbia dhe Bosnja, në Kosovë kanë ardhur me çmim më të lirë se në tregun e tyre, me ç’rast kanë krijuar masa damping në tregun e Kosovës.

Ministri Shala është i bindur se Kosova me këto masa nuk i ka shkelur marrëveshjet e nënshkruara për tregti të lirë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërkaq ka thënë se derisa nuk ndërron qasja e Serbisë ndaj Kosovës, qëndrimet e Kosovës për masat e vëna, do të mbesin në fuqi.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani nuk është vërejtur ndonjë ndryshim në importin e produkteve të këtyre dy shteteve në territorin e Kosovës.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radion Evropa e Lirë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme