Arbëri

Vuçiq i reagon Thaçit, “ata që tregojnë muskujt, të mendojnë për çmimin”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj deklarimeve të homologut të tij kosovar Hashim Thaçi, duke thënë se ata që mendojnë të tregojnë muskujt duhet të mendojnë për çmimin që duhet të paguajmë.

Dje presidenti Thaçi në një intervistë për KosovaPress tha se më me dëshirë do të dialogonte me një dreq, sesa me Aleksandar Vuçiqin.

Pak para takimit të radhës të dialogut në Bruksel, kreu i shtetit serb ka komentuar deklaratën e presidentit Thaçi.

"Unë nuk dua të dorëzohem për vlerësime personale, edhe nëse nuk është aspak e këndshme për të biseduar me Thaçin, apo ndonjërin prej tyre. Por, siç e kam thënë në disa raste, është më mirë të negociosh për 100 vjet sesa të luftosh një ditë", tha Vuçiq, duke shtuar se njerëzit që tregojnë muskujt duhet të njohin të gjitha të dhënat.

Takimi i nivelit të lartë midis Beogradit dhe Prishtinës do të mbahet sonte në Bruksel, me ndërmjetësimin e kreut të diplomacisë evropiane Federica Mogherini.