BE-ja beson se tani vërtet nis faza vendimtare e dialogut

BE-ja beson se tani vërtet nis faza vendimtare e dialogut

08 November 2018 07:44

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, janë ftuar të vijnë të enjten në Bruksel nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, e cila beson se ata edhe do të takohen mes vete dhe të rikonfirmojnë përkushtimin për të punuar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, për normalizimin e raporteve.

Në njoftimin e Zyrës së Mogherinit për këtë takim është thënë se “në takim pritet që të dy liderët të konfirmojnë gatishmërinë për intensifikimin e punës për arritjen e një marrëveshjeje obliguese ligjore për normalizimin gjithëpërfshirës, që është kyç për rrugën e tyre përkatëse evropiane”.

Në BE besojnë se kësaj radhe, pavarësisht fjalorit të acaruar nga disa politikanë në Beograd e Prishtinë, vërtet do të vijë deri tek takimi i dy presidentëve. Ka pasur paralajmërime nga Beogradi se për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksa shtesë për importin e prodhimeve nga Serbia, nuk do të ketë takim në Bruksel fare, shkruan Koha Ditore.

Në BE, ndërkaq, thonë se takimi është konfirmuar pasi është marrë konfirmimi nga të dyja palët, pra edhe nga presidenti i Serbisë, Vuçiq, se do të takohen./Augustin Palokaj

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agroni (Ferizaj)08/11/2018 14:33

per kosoven NUK do te kete Liberalizim te Vizave pastaj NUK do te kete ushtri pasi qe NATO-ja eshte USHTRI dhe NUK do te hyje ne Interpol pasi qe kosova tashme NUK eshte shtet dhe do te Ndahet Gjithsesi....

Shto koment

Të ngjashme