Arbëri

Qeveria e Kosovës dorëzohet para presionit të Listës Serbe

Qeveria e Kosovës është dorëzuar para presionit të Listës Serbe për ndalimin e privatizimit në komunat me shumicë serbe, i cili ka qenë kusht i vazhdueshëm i këtij subjekti politik.

Kryetari i Listës Serbe, njëherësh kryetar i Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se “Lux lokali” dhe asetet e tjera shoqërore brenda juridiksionit të komunave serbe iu është ndaluar privatizimi.

Në njoftim thuhet se të gjitha pasuritë e ndërmarrjeve që janë të vendosura në këto komuna janë transferuar në kompetencë të komunave, shkruan Koha Ditore.

Rakiq iu është referuar vendimeve të Qeverisë së Kosovës, e cila një ditë më parë ka aprovuar propozimet e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal që të aprovohen kërkesat e komunave të Mitrovicës së Veriut, Ranillugut dhe Kllokotit për të tërhequr nga procesi i privatizimit dhe kthim në pronësi të komunës të objekteve dhe pronave të paluajtshme me qëllim të realizimit të projekteve të interesit publik./ Sanie Jusufi

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)