Mbrojtja e Agron Mustafës pretendon se ishte vendim i Zyrës Ligjore që të mos zbatohej kontrata me “Z-Mobile”

Mbrojtja e Agron Mustafës pretendon se ishte vendim i Zyrës Ligjore që të mos zbatohej kontrata me “Z-Mobile”

08 November 2018 06:46

Nëse ish-kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa, ka kryer vepër penale duke mos zbatuar kontratën e “Z-mobile” me PTK-në, atëherë përgjegjësia penale, sipas avokatit të Mustafës, duhet të bjerë mbi Zyrën Ligjore e jo mbi ish-kryeshefin e PTK-së.

Mustafa bashkë me Ejup Qerimin, që drejtoi PTK-në në periudhën 2012-2014, si dhe Rexhë Gjonbalajn, ish-kryesues i Bordit të drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje, nga Prokuroria e Shtetit akuzohen se i kanë shkaktuar Telekomit të Kosovës humbje afro 30 milionë euro.

Ishte Gjykata e Arbitrazhit ajo e cila ka vërtetuar se kjo ndërmarrje publike ka dështuar në zbatimin e marrëveshjes me “Z-Mobile”, shkruan Koha Ditore.

Ish-kryeshefi i PTK-së, Mustafa, në seancën e dytë ka folur shkurt. Ka thënë se kundërshtimin e aktakuzës e ka bërë në formë të shkruar dhe se përtej asaj nuk ka çfarë të thotë./Saranda Ramaj

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme