Arbëri

Vuçiqi thotë t’i ketë ardhur ftesë për takim nga Merkeli

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Helsinki se ka marrë një kërkesë nga kabineti i kancelares gjermane, Angela Merkel, për një takim bilateral të dielën në Paris.

“Kemi pranuar nga zyra e kancelares Merkel një kërkesë ku ajo dëshiron një takim bilateral me mua të dielën në mëngjes. Kjo flet për rëndësinë dhe vendin e Serbisë. Njerëzit duhet të jenë krenarë dhe të kënaqur”, ka thënë Vuçiqi në një deklaratë për media, transmeton Koha.net.

Ka thënë se gjithmonë dëshiron të takohet me Merkelin dhe ka shtuar se mendon që Evropa do të humbë shumë kur ajo të shkojë.

“Frikësohem shumë për stabilitetin e Ballkanit. E di krejt çfarë ka bërë ajo”, shtoi ai.

Vuçiqi theksoi se gjithmonë dëshiron të dëgjojë çfarë ka për të thënë Merkeli.